VARSHAVË – Polonia i dhuron Ukrainës avionë luftarakë ”MiG-29”

VARSHAVË, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – Polonia do t’i dorëzojë Ukrainës pjesën e mbetur të avionëve të saj luftarakë, tip ”MiG-29” në këmbim të teknologjisë së re për raketa dhe dronë, sipas stafit të përgjithshëm të ushtrisë polake, i cili e përshkroi këtë veprim si një dhuratë.
”Dorëzimi i avionëve është pjesë e politikës së aleancës për mbështetjen e Ukrainës dhe për të ruajtur sigurinë në krahun lindor të NATO-s”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm polak.
Polonia po zëvendëson ”MiG”-ët e saj të epokës sovjetike me ”F-16” nga Shtetet e Bashkuara dhe ”FA-50” nga Korea e Jugut.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm, bisedimet për teknologjinë ukrainase të raketave dhe dronëve janë ende në zhvillim.
Polonia kishte dërguar 10 avionë ”MiG-29” në Ukrainë në vitin 2023.
Dorëzimi i pjesës së mbetur të avionëve ishte planifikuar që atëherë.
Forca ajrore e Ukrainës tani ka disa dhjetëra ”MiG-29”, të cilët përbëjnë komponentin më të madh të avionëve të saj.
Ajo po merr aktualisht në përdorim ”F-16” dhe ”Mirage” francezë./ /Ad.Ab./ a.jor.