BERLIN – Kroacia do të blejë tanke “Leopard” të prodhuara në Gjermani

BERLIN, 10 dhjetor /ATSH-DAP/ – Kroacia do të blejë 44 tanke “Leopard” të prodhuara në Gjermani, njoftoi sot kancelari gjerman, Friedrich Merz pas një takimi me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic, në Berlin.
Plenkovic tha se tanket, të prodhuara nga kompania e mbrojtjes KNDS, do të dorëzoheshin në Zagreb gjatë viteve të ardhshme.
Merz tha se rëndësia e blerjes shkonte përtej vlerës ushtarake dhe materiale të tankeve “Leopard 2 A8”.
“Ne duhet të punojmë më ngushtë në Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe harmonizimin e sistemeve”, tha kancelari gjerman.
“Nevojiten përpjekje në të gjithë BE-në për të reduktuar numrin e sistemeve, duke prodhuar sa më shumë njësi të jetë e mundur”, tha Merz – duke shtuar se duhej të shqyrtohej edhe prokurimi i pajisjeve ushtarake.
Vendet evropiane kanë rritur investimet në riarmatosje në përgjigje të luftës ruse në Ukrainë. //a.i/