VATIKAN – Leone XIV: Do ndryshojmë formimin priftëror për të evituar humbjen e besimit tek kisha

VATIKAN, 22 dhjetor /ATSH/ – Papa Leo XIV ka publikuar një letër apostolike mbi priftërinë, duke bërë thirrje për ndryshime në formimin priftëror.
Letra, e publikuar të hënën, thotë se ‘’ky formim nuk duhet të kufizohet vetëm në kohën e kaluar në seminar’’.
Formimi duhet të vazhdojë edhe pas shugurimit për të lejuar ripërtëritje të vazhdueshme njerëzore, shpirtërore, intelektuale dhe baritore, shpjegoi Papa.
Papa trajtoi edhe çështjen e abuzimit nga priftërinjtë duke pranuar se “kriza e besimit në Kishë e shkaktuar nga abuzimi i kryer nga anëtarët e klerit na ka mbushur me turp dhe na ka thirrur për përulësi”.
‘’Bashkësia brenda Kishës mbetet gjithmonë një sfid뒒, deklaroi Papa.
Ai bëri thirrje për promovimin e “bashkëpunimit më të mirë midis priftërinjve për t’i mbrojtur ata nga rreziqet e mundshme që rrjedhin nga vetmia”.
Kuria Romake përfshin organet drejtuese dhe administrative të Selisë së Shenjtë.
Në fillim të fjalimit të tij drejtuar Kurisë, Papa kujtoi paraardhësin e tij, Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë në prill.
Ai kishte ndikuar në rrugën e Kishës në vitet e fundit dhe e kishte inkurajuar atë të vendoste përsëri mëshirën në qendër të çdo debati. /os/