VIDEO/ Aksident në autostradën Lushnje-Fier, makina përplaset me furgonin, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi të vendit të quajtur “pushimi i shoferit”.
Mësohet se automjeti tip “Benz “i ka rënë nga pas një furgoni udhëtarësh. Shpejtësia e madhe ka bërë që “Benzi” të thyejë barrierat e rrugës dhe të digjet në anën tjetër të kanalit kullues përgjatë autostradës.
Kanë shpëtuar mrekullisht 4 personat që udhëtonin në “Benzi-n” që u dogj.
Nga ana tjetër furgoni i udhëtarëve në të cilin udhëtonin drejt Rinasit 7 pasagjerë dhe drejtuesi i mjetit, ka përfunduar qindra metra larg.
Si pasojë e përplasjes raportohet se nga aksidenti, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.