E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident tragjik në Turqi! Autobusi del nga rruga, 8 të vdekur dhe 26 të plagosur

Tetë persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë u plagosën në një aksident me autobus në Antalia, në Turqinë jugore.

“Autobusi, i cili po transportonte 34 pasagjerë nga Radesto (Tekirdag) për në Antalia, u përmbys këtë mëngjes në orën 10:20 në një autostradë që ishte bërë e rrëshqitshme për shkak të shiut”, ka thënë guvernatori i Antalias, Hulusi Sahin.

“Kishte edhe mjegull. Ky është një kryqëzim ku nuk duhet të ecet shpejt, por duket sikur autobusi ka ardhur me shpejtësi të lartë”, shtoi ai duke njoftuar se gjendja shëndetësore e disa prej të plagosurve është e rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›