VIDEO/ Hyri në Teqenë e Kreshovës për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët

Një mjet përfshihet nga flakët duke u djegur totalisht në parkimin e teqesë së fshatit Kreshovë, në Kolonjë.
Sipas informacioneve, konfirmohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa vetë drejtuesi ka deklaruar se kishte hyrë në teqe për të ndezur qiri dhe në atë moment mjeti është përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë duke bërë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërsa policia po bën verifikimet lidhur me rastin.