VIDEO/ Kurti nuk ja jep as dorën Osmanit

Në Kosovë me seancë solemne është përkujtuar sot Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në 28 vjetorin e saj.
Në seancën e cila nisi me intonimin e himnit të flamurit dhe një minutë heshtje për dëshmorët e luftës në Kosovë, morën pjesë krerë të institucioneve të larta në vend, pjesëtarë të familjes së Adem Jasharit, deputetë, diplomatë të huaj, familje të dëshmorëve dhe përfaqësues të institucioneve tjera të vendit.
Por mes të tjerash, në një kohë kur nuk po gjendet konsensusi për presidentin e ri të vendit, ajo që ra në sy ishte sjellja e kryeministrit Albin Kurti ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Teksa Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu e takuan, Kurti e anashkaloi.
Epopeja e UÇK-së është një manifestim që tradicionalisht mbahet më 5, 6 dhe 7 mars, në kujtim të komandantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe 55 anëtarëve të familjes së tij, të cilët u vranë në një sulm nga forcat speciale të policisë serbe në mars të vitit 1998.