Ankimimi i pezullimit, Apeli i Posaçëm shqyrton më 9 mars kërkesën e Ballukut

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Posaçme e Apelit ka planifikuar të shqyrtojë masën e sigurimit për deputeten Belinda Balluku më 9 mars në orën 09:00.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit nuk mori në shqyrtim ankimimin mbi pezullimin e saj deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese. Dhe tashmë që është zbardhur vendimi zyrtar, e njëjta trupë gjyqtarësh në Gjykatën e Apelit me gjyqtare Miliana Muçën do të nisë shqyrtimin.
Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë pasi togat e zeza u ndanë 4 me 4 në vota. Për pasojë kërkesa e kryeministrit Rama u konsiderua e rrëzuar.
SPAK e akuzon zëvendëskryeministren për shkelje të barazisë në tendera. Me vendim të Gjykatës së Posaçme ajo u pezullua nga detyra. Pezullimi nga detyra u ankimua në Kushtetuese nga kryeministri Rama që e konsideroi shkelje te kompetencave, por që u rrëzua.