VIDEO/ Momenti kur autori i dyshuar largohet i qetë pas vrasjes së Renato Hoxhaj në Vlorë

Vizion Plus ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë fiksuar lëvizjet e autorit të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 27 prillit në Vlorë. Në video, atentatori shihet teksa largohet i qetë nga vendngjarja, i veshur me maskë në fytyrë, dorashka të zeza dhe kapele.
Eris Mehmetin është arrestuar në Tiranë nga policia nën dyshimin se ka siguruar kushtet për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë.
Ai dyshohet se i ka dhënë një makinë autorit, i cili qëlloi për vdekje 58-vjeçarin Renato Hoxhaj mëngjesin e 27 prillit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.
Autoritetet e Vlorës kanë identifikuar makinën me të cilën lëvizi vrasësi, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat që dyshohen të vjedhura.
/vizionplus.tv