E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Nga mbetjet elektronike në unaza dhe varëse ari! Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot kompleksin industrial në Durrës, ku operojnë disa kompani të integruara në transport, riciklim dhe përpunim industrial.

Ky investim në teknologji dhe aftësi profesionale përkthehet drejtpërdrejt në paga më të larta dhe vende pune cilësore.

Në këtë takim me punonjësit e kësaj ndërmarrjeje është i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Për kreun e qeverisë, motivi kryesor i kësaj vizite ishte për të promovuar sa më mirë shembullin e ndërmarrjeve shqiptare, të cilat kanë nisur me një ëndërr të madhe dhe hap pas hapi janë transformuar.

“Faktikisht shkohet nga mbetjet elektronike tek përpunimi i nivelit më të lartë i unazave dhe varëseve të arit. Pra, faktikisht nxirrret ar nga mbetje të cilat për shumëkënd konsiderohen thjesht si mbeturina për t’u hequr qafe, ndërkohë që për këtë kompani janë si material miniere prej ku krijohet vlerë e shtuar”, deklaroi numri një i kabinetit.

Sipas Ramës, numri i fabrikave dhe ndërmarrjeve në Shqipëri sa vjen e rritet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›