VIDEO/ Përplasen dy automjete në “Rrugën e Kombit”, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Urës me Harqe”, ku janë përplasur dy automjete, një “Mini Cooper” dhe një “Golf 6”.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Milot/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Milot-Morinë”, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.