I jep fund jetës 76-vjeçari në Shkodër

Një 76-vjeçar nga Shkodra i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku banonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Salo Halili”, rreth orës 15:10.
Sipas policisë, akti dyshohet se është ndërmarrë në kushtet e depresionit.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:10, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. Sh., 76 vjeç, banues në këtë lagje, dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur nga pallati ku banonte. Si pasojë, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.