E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Plagosi me thikë vajzën dhe një kalimtar të rastit, arrestohet pas disa orësh 56-vjeçari

Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë 56-vjeçarin, i cili paraditen e sotme plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare dhe një kalimtar të rastit që ndërhyri për të parandaluar ngjarjen, Onard Memlika.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Krimi ndodhi në rrugë, pranë agjencisë imobiliare ku punonte 24-vjeçarja. I ati, me thikë në dorë i ka shkuar tek puna dhe pasi kanë debatuar e ka goditur në ambientet e jashtme të agjencisë.

Ndërsa Memlika, i cili po kalonte rastësisht në rrugë tentoi ta ndaloje Ndojn, por mbeti dhe vetë i plagosur.

“Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës. I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftonte Policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›