E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Rama nga njësia nr.14 në Tiranë: Kur erdhëm ne kishte 2 milionë turistë, sot kemi 12

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vijon turin e takimeve në Tiranë.

Ditën e sotme ai është ndalur në Asamblenë e PS-së, në Njësinë 14, në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh ndër të tjera se, gjatë qeverisjes së PS-së, Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në disa fusha.

Sipas kryeministrit, turizmi dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë këtyre viteve.

“Krijimi i një respekti në arenën ndërkombëtare nuk është çështje thjesht sesi vishesh apo si flet, por është çështje se kë përfaqëson dhe çfarë përfaqëson. Unë besoj se ndryshimi i pozicionit tonë në arenën ndërkombëtare ka ardhur si rezultat i faktit që kemi pasur edhe çfarë të tregojmë, jo thjesht si ta tregojmë. Ne kur kemi filluar këtë punë, Shqipëria kishte 2 milionë turistë, ku numëroheshim edhe ne që ktheheshim nga udhëtimet jashtë shtetit. Pra numëroheshin të gjithë ata që hynin në kufij, pavarësisht se kishin pasaportë shqiptare apo të huaj. Kemi arritur në 12 milionë, me pasaportë të huaj. Në atë kohë mesatarja e investimeve të huaja në Shqipëri ishte 300-400 milionë euro në vit, ndërsa tani kemi kaluar 1.5 miliardë. Të gjitha këto janë para që hyjnë në ekonomi”, tha ndër të tjera Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›