E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Strakosha show në Greqi, pret penalltinë në derbin me 5 gola

Thomas Strakosha po kalon një moment të artë dhe këtë po e konfirmon nga java në javë.

Portieri i Kombëtares ka qenë shpesh vendimtar për grekët e AEK, me pritje spektakolare.

Të njëjtën gjë bëri edhe në fundjave. Strakosha ishte spektakolar në fitoren 3-2 të AEK ndaj Panathinaikos.

Portieri i Kombëtares ndali një penallti të Sviderskit në minutën e 28-të, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në fitoren e ekipit të tij në derbi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›