E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO – Zjarr i fuqishëm në Kukur të Gramshit, digjet biznesi/ Dëmet kapin rreth 100 mijë euro

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme një biznes në fshatin Kukur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Biznesi, në pronësi të Bashkim Senkos, është shkrumbuar pothuajse tërësisht, ndërsa vlerësohet se dëmet arrijnë deri në 100 mijë euro.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë të gjithë ambientin, duke mos lënë asgjë të shpëtohet.

Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, por kur mjetet e para kanë mbërritur, zjarri kishte marrë përmasa të mëdha.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por humbjet materiale janë shumë të mëdha.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe grupet hetimore po punojnë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Biznesi funksiononte si magazinë shumice për tregtimin e plehrave kimike, miell, hime dhe produkte industriale të ndryshme dhe i shërbente 9 fshatrave të njësisë administrative.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e Kukurit, pasi biznesi përbënte një burim punësimi dhe shërbimi për zonën, raporton gazetari i Fax News Shkëlzen Henkoja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›