E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarr në një pallat në Tiranë, zjarrëfikësit evakuojnë banorët nga ballkonet

Një pallat 8-katësh në Tiranë është përfshirë nga flakët pasi ka rënë zjarr në garazhd. Pallati ndodhet në zonën e Komunës së Parisit.

Siç shihet edhe nga video e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për evakuimin e banorëve.

Për të nxjerrë banorët nga banesa forcat zjarrfikëse kanë përdorur shkallët. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet edhe policia e cila po punon për mbarëvajtjen e situatës.

Ende nuk ka informacion se cili mund të jetë shkaku i zjarrit.

Njoftimi:

Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›