Vaksina e gripit në Korçë-Në qendrat shëndetësore shpërndahen 11 mijë doza

Një kontingjent prej 11 mijë doza të vaksinës së gripit ka mbërritur në Korçë duke u shpërndarë në 17 qendra shëndetësore të bashkive Korçë Maliq dhe Pustec.
Vaksina që do të përdoret këtë vit është GC Flu, një vaksinë katër valente e miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, bën të ditur shefi i epidemiologjisë pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, Alvi Naum.
Sipas shefit të epidemiologjisë në Korçë ky është kontingjenti i parë i vaksinës së gripit i cili do të pasohet sipas nevojës edhe nga të tjera vaksina të këtij lloji, me qëllim që çdo qytetar dhe kryesisht ata që përfshihen në grupet e riskut, kudo që ai ndodhet, edhe në fshatin më të largët, të ketë mundësinë të vaksinohet pranë mjekut të familjes ose qendrës shëndetësore më të afërt.
Gazetare: Kostanca Koçi
/rtsh.al/