E Martë, 3 Nëntor 2026

Varrezat të mbuluara nga balta, kryebashkiaku i Lezhës: Bashkia ka gjetur një tjetër zonë të përshtatshme

Në varrezat e reja të qytetit në Gocaj të cilat janë vënë në funksion rreth 6 vite më parë, toka është e pa përshtatshme, pasi më parë ka qenë kënete dhe pjesën më të madhe të kohës ndodhet nën ujë.

Kjo problematike është kthyer në një shqetësim mjaft të madh për qytetaret një pjesë e të cilëve vijojnë të shfrytëzojnë varrezat e vjetra në Grykë Zezë, duke i mbivendosur  të larguarit nga jeta.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se bashkia ka gjetur një tjetër zonë të përshtatshme.

Me ndërhyrjen e re pritet t’i jepet zgjidhje vendosjes së vareve mbi varret ekzistuese.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›