E Diel, 1 Nëntor 2026

Varri i Idromenos, projektuesit e Shkodrës evropiane. Arkitekti Çuni: Trashëgimia kulturore në Rrmaj kërkon ndërhyrje

Në varrezat historike të Rrmajit në Shkodër, mes figurave që prehen është edhe ajo e Idromenos. Gjendja e varrit të tij dikton nevojën për ndërhyrje në konservim dhe mirëmbajtje. I këtij mendimi është arkitekti Zef Çuni.

Restaurimi bëhet i domosdoshëm për shkak se monumenti përfaqëson vlera të çmuara të historisë dhe identitetit të Shkodrës.

“Në 2015 është financuar nga Ministria e Kulturës restaurimi i tyre edhe faktikisht nuk është bërë mirë në atë periudhë domethënë restaurimi i tyre ose më mirë me thënë nuk u përfunduan ashtu siç duhet. Në atë kohë unë iniciova një projekt për restaurimin e monumentit të Idromenos, po edhe të Marubit. Duhet të kap në dorë. Nuk është se kërkojnë ndonjë financim të madh. Do vetëm përkujdesje edhe vullnet për ta bë këtë punë”, u shpreh arkitekti.

Ndërkohë, figura e Idromenos, i njohur si projektuesi i Shkodrës evropiane, mbetet një simbol i rëndësishëm për qytetin, ndërsa vendprehja e tij vijon të presë një trajtim më dinjitoz.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›