E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikonstruksioni i shkollës “Sotir Gurra” në Korçë, Rama: Në shtator hap dyert për 640 nxënës dhe 47 mësues

Punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë, një prej institucioneve më të vjetra arsimore të qytetit, po shkojnë drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga procesi i rikonstruksionit, i cili ka përfshirë të gjitha zonat e brendshme dhe të jashtme të shkollës. Janë përmirësuar klasat, laboratorët, hapësirat e mësuesve, si dhe palestra moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Ky është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Korçë dhe në shtator do të hapë dyert për 640 nxënës dhe 47 mësues, të cilët do të nisin vitin e ri shkollor në ambiente moderne dhe me standarde bashkëkohore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›