Vatër zjarri në Tale të Lezhës, situata problematike për shkak të terrenit

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Një vatër zjarri është regjistruar sot pranë plazhit të Tales, në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të zonës për rreth me bimësi të dendur.
Në terren kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Lezhës, të cilat po hasin vështirësi për shkak të terrenit të papërshtatshëm dhe pranisë së kënetave, që e bëjnë të pamundur afrimin e mjeteve pranë vatrës së zjarrit.
Sipas specialistit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës, Agustin Pepkolaj, prioritet i operacionit mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe e pronës private.
“Situata është problematike për shkak të erës dhe bimësisë së dendur. Forcat zjarrfikëse janë përqendruar në mbrojtjen e banesave dhe bizneseve pranë zonës së rrezikuar,” u shpreh Pepkolaj për korrespodentët e medieve.
Nga aksioni për shuarjen e zjarrit në Tale 1 nga 3/e.i/r.e/