E Martë, 3 Nëntor 2026

Vdekja e 19-vjeçarit italian nga përplasja e Jet Ski-ve, 50 ditë arrest në burg për kunatin e tij

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “ Burg me afat 50 ditor” ndaj shtetasit Italian, Salvadore di Tella, pas vdekjes së 19-vjeçarit italian Nikola Lorio në plazhin e Velipojës. Di Tella akuzohet për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, ndërsa në sallën e gjyqit deklaroi se ngjarja ka qenë aksidentale.

Me datën 18 gusht, në plazhin e Velipojës, 20-vjeçari nga Napoli, Salvadore Di Tella u përplas me shtetasin tjetër italian Nikola Lorio, teksa drejtonin dy Jet Ski,  rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë në plazhin e  Velipojës.

I akuzuari Salvadore Di Tella  është i vëllai i të fejuarës së Nicolo Lorio, 19-vjeçarit italian që humbi jetën në spitalin e Shkodrës, ku u dërgua në gjendje të rëndë pas aksidentit. Ata kishin ardhur për pushime në Shqipëri.

Pak ditë më parë reagoi në mediat Italiane Giusy Di Tella, e motra e të arrestuarit:   “Ne nuk kishim pirë alkool dhe as drogë. Unë, i dashuri dhe vëllai im ishim shumë të lidhur bashkë, ishim gjithmonë si vëllezër”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›