Vrasja e dyfishtë në Velipojë, Gjykata e Shkodrës lë në burg dy të rinjtë e arrestuar

Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e dy personave, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen dyfishe në Velipojë mbrëmjen e të hënës.
Në sallën e gjyqit, të arrestuarit Mario Pali 29 vjeç dhe Zyber Zagradin 26 vjec, janë përfaqësuar nga avokati Sandër Pashuku ndërsa gjyqtare ishte Arta Llazari.
Dy të rinjtë kanë deklaruar në gjykatë se kanë pare një nga vëllezërit Frroku të qëllojnë me armë zjarri ndaj viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha dhe në këtë moment, janë përfshirë në ngjarjen e rëndë.
Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, gjyqtarja Llazari ka vendosur si masë siguri për dy të arrestuarit “arrest me burg pa afat”.
Ngjarja e rëndë u konsumua në afërsi të një hoteli në Velipojë, ndërsa zanafilla e saj ishte e disa ditëve më herët se mbrëmja e të hënës së kaluar. Vëllezërit Frroku, të identifikuar si autorë, vazhdojnë të jenë akoma në arrati.
/rtsh.al/