E Martë, 3 Nëntor 2026

Vdekja e 42-vjeçarit në Pogradeç – U raportua në fillim si aksidentale, Rrumbullaku urdhëron inspektim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në Pogradec ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, nëse rezultojnë persona përgjegjës për mosveprim.

Vdekja e 42 vjeçarit fillimisht u raportua si aksident ku Egli Porga pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme alkooli kish rënë në trotuar dhe për pasoj kishte humbur jetën. Por pas punës intensive të policisë u arrit të zbardhej e vërteta.

Për motive të dobëta shtetasi Denis Meçe dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është ndeshur fizikisht me shtetasin Egli Porga i cili gjatë përleshjes fizike  është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia arrestoi autorin e dyshuar Denis Meçe i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes si dhe tre shtetas të tjerë të cilët akuzohen për moskallzim krimi. Mbi Voltan Shulkun, Arian Manellarin  dhe Leonidha Guçen rëndon akuza për veprën penale moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksident ku Egli Porga pas konsumimit të një sasia të konsiderueshme alkooli kish rënë në trotuar dhe për pasoj kishte humbur jetën. Por pas punës intensive të policisë u arrit të zbardhej e vërteta.

Ndërkohë familjaret e 42 vjeçarit jashtë kameras shprehen të zhgënjyer nga policia duke shtuar se Egli Porga ishte pozitiv dhe nuk kishte asnjë konflikt me banorët e tjerë.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›