E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj, Beqaj…/ Kontrolle të befasishme në qelitë “VIP” të burgut të Durrësit

Forcat operacionale të burgjeve kanë ushtruar të mërkurën kontrolle në burgun e Durrësit për pajisje celulare.

Burime bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar edhe në qelitë e të burgosurve “VIP” si Erion Veliaj, Ilir Beqaj dhe Aurel Zarka ku nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Mësohet se gjatë kontrolleve në burgun e Durrësit është gjetur një aparat celular në godinën tjetër, jo në atë ku janë akomoduar ish-zyrtaret në konflikt me ligjin. Aparati celular ishte fshehur në tualet, nuk dihet kush e ka poseduar.

Urdhri për kontrollet e befasishme është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve dhe është iniciuar nga SPAK.

Mësohet se kërkesa e prokurorëve të posaçëm drejtuar policisë së burgjeve ndodhën pas përplasjeve në gjykimin administrativ ku kryebashkiaku i Tiranës hodhi akuza për mënyrën se si është emëruar në detyrë njëri nga prokurorët e çështjes.

Madje është kërkuar edhe lista e takimeve të personave që takoi Veliaj.

LEXO EDHE: Padia për prokurorin Ols Dado, avokati i Veliajt: Të vendosur ta çojmë deri në fund, reforma në drejtësi nuk mund të jetë selektive

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›