E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vendimi i UEFA-s: Kosova humbet ndeshjen në tavolinë ndaj Rumanisë

PRISHTINE, 20 nëntor/ATSH/ Komisioni Disiplinor i UEFA tashmë ka marrë vendim zyrtar për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, e zhvilluar më 15 nëntor në Bukuresht, por e ndërprerë në minutat shtesë për shkak të fyerjeve të tifozëve rumunë ndaj lojtarëve të Kosovës.

UEFA ka vendosur që fitorja me rezultat zyrtar 3:0 t’i takojë Rumanisë, teksa Federata e Futbollit të Kosovës është gjobitur me 6 mijë euro.

UEFA gjithashtu ka gjobitur me 128 mijë euro Federatën e Rumanisë (thirrje ksenofobike ndaj Hungarisë, mos-respektim të himnit, mesazhe politike, laser dhe bllokim të shkallëve të sigurisë), si dhe me një ndeshje pa tifozë (për thirrje ksenofobike ndaj Hungarisë).

FFK-ja tani do ta ketë mundësinë ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit (CAS).

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›