E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ITALI – Mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë për planet buxhetore

ROMË, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Mijëra mjekë, infermierë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor dolën në grevë në Itali për të kundërshtuar projektligjin e buxhetit të qeverisë për vitin 2025.

”Deri në 85% e mjekëve po i bashkohen aksionit tonë në disa zona”, thanë sindikatat duke shtuar se aktualisht po funksionojnë vetëm repartet e kujdesit intensiv dhe dhomat e urgjencës.

Sindikatat thonë se rreth 1,2 milionë shërbime mjekësore, si kontrollet apo operacionet jo urgjente, mund të shtyhen.

Largimi është për shkak të projektbuxhetit të qeverisë për vitin e ardhshëm, me sindikatat që thonë se masat e sektorit shëndetësor do ta lënë stafin mjekësor të përballet me një ngarkesë tepër të madhe pune për shkak të mungesës së stafit dhe mjediseve të dobëta.

Ata kritikojnë nivelin e pagave dhe thonë se buxheti nuk parashikon investime të mjaftueshme.

Një valë protestash për buxhetin e planifikuar pritet në Itali në ditët në vijim.

Një grevë 24-orëshe nga punonjësit e hekurudhave është caktuar për fundjavën.

Më 29 nëntor partitë opozitare dhe sindikatat e mëdha po thërrasin një grevë të përgjithshme kundër buxhetit./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›