E Diel, 1 Nëntor 2026

Vera 2012 Durresi premtonplazh pa ujera te zeza

Te tjera rreth shkrimit FOTO DURRES- Bregdeti i Durresit ka shume gjasa qe tu ofroje pushuesve te shumte nje sezon turistik pa ujera te zeza qe hidhen ne det nga hotelet e shumta pergjate vijes bregdetare. Sic shihet edhe nga pamjet filmike dhe fotografite e Shqiptarja.com prej disa ditesh ne vijen bregdetare jane vendosur mbi rere dhe gati per tu shtrire tubat e shkarkimit te ujerave te zeza qe do ti mbledhin ato nga ndertimet e shumta per ti cuar ne kolektorin kryesor.

Sipas te dhenave te Agjencia Rajonale te Mjedisit ne Qarkun e Durresit shtrimi i tubacioneve eshte pjese e nje investimi te Bankes Boterore ne zonen bregdetare qe nis nga Perroi i Agait dhe Shkembi i Kavajes me vlere rreth 7 milione euro dhe per ndertimin e kolektorit kryesor qe do te thote dergimin e te gjitha ujerave te zeza ne Impiantin kryesor punime qe priten te perfundojne pas nje viti.

Vendosja e tubacioneve eshte pjese e zgjidhjes emergjente ne zonen e Shkembit te Kavajes me numer te larte turistesh por me ndotje te larte dhe me pas lidhja do te behet ne plazhin Iliria me sistemin e vjeter te pompave. Durresi eshte njeri prej plazheve me te ndotura te Shqiperise sepse pervec turisteve te shumte te gjitha ujerat e zeza prej dy dekadash jane derdhur direkt ne det.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›