E Diel, 1 Nëntor 2026

Vera e zhdukur e Ergys Agasit- Prokuroria shpall moskompetencën, SPAK merr në dorë çështjen

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për hetimin  e zhdukjes së verës së sekuestruar të Ergys Agasit.

Dosja i ka kaluar SPAK, pasi pritet të bashkohet me procedimet penale për abuzimet me AKSHI-n.

Çështja lidhet me  600 shishe verë të markave të shtrenjta, te cilat u sekuestruan në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHI-t, por brenda 24 orëve u zhdukën pa gjurmë nga vinoteka e vilës së Agasit në periferi të Tiranës.

Në kërkim është shpallur i afërmi i këtij të fundit Eno Agasi. Gjatë  operacionit  u njoftua se do të hetohej edhe roli i doganave apo personave dhe institucioneve të tjerë që kishin në ruajtje mallin e gjetur dhe mbetet për tu parë nëse SPAK do të zbulojë rolin e personave përgjegjës.

Vlera e verës së zhdukur nga përllogaritjet paraprake rezulton në mbi 1.3 milion euro.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›