Verifikimi paszgjedhor, 210 kuti në total, përzgjedhja u bë për çdo qark dhe KZAZ

Në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nisi verifikimi i 210 kutive të votimit paszgjedhor, në zbatim të nenit 167/2 të Kodit Zgjedhor. Ky proces, ka për qëllim këqyrjen e mëpasshme të fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor në lidhje me saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore pas ditës së votimit dhe numërimit.
Përzgjedhjes rastësore iu nënshtruan 3 mijë e 101 kuti votimi nga brenda vendit dhe 874 kuti votimi nga votimi jashtë vendit dhe në përfundim të këtij procesi nga ana e zyrtarëve të KQZ do të bëhet me dije saktësia e veprimtarisë së administratës zgjedhore.
Në zgjedhjet e datës 11 maj 2025 janë administruar gjithsej 6 mijë e 184 kuti votimi, ku bëjnë pjesë edhe 959 kuti votimi që i përkasin votimit nga jashtë vendit.
/RTSH/