E Diel, 1 Nëntor 2026

Video/ Aksident në 3-fishtë në Pogradec, një makinë humb kontrollin dhe përplaset me dy makina të tjera

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Korçë–Pogradec, pranë fshatit Gështenjas, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i njërit prej mjeteve.

Një prej mjeteve ka përfunduar në barrierat anësore të rrugës, ndërsa nga pamjet në video dallohet se dy prej tyre kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Nga përplasja nuk ka informacione për persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›