Video/ Aksident në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, kamionçina rrëzohet nga një lartësi, plagoset drejtuesi

Një kamionçinë ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në zonën e Ujë të Ftohtë, në Vlorë, pasi drejtuesi dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forca të shumta të Policisë së Vlorës, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/rtsh.al/