E Hënë, 2 Nëntor 2026

Video/ Iranianët i kishin “dekoruar” raketat në sulmin e së martës me slogane kundër Izraelit

Video e përgatitjes së raketave të lëshuara kundër Izraelit të martën mbrëma u publikua nga autoritetet iraniane.

Videoja e postuar në X dyshohet se tregon përgatitjen nga anëtarët e forcës ajrore të Gardës Revolucionare të raketave që u lëshuan në Operacionin “True Promise-2”.

Siç shihet në pamjet, ushtria iraniane është kujdesur që në raketat që kanë lëshuar pak kohë më vonë, të shkruajnë slogane kundër Izraelit.

???????????? Newly released footage shows the preparation of Iran’s ballistic missiles for Operation True Promise-2 by the IRGC Aerospace Force engineers pic.twitter.com/0pRcaM9gr9

— The Saviour (@stairwayto3dom) October 3, 2024

Arsenali i Teheranit 

Irani ka disa mijëra raketa balistike, por edhe raketa lundrimi në arsenalin e tij. Gama e sistemeve specifike të raketave ndryshon, të paktën sipas studimit të fundit përkatës të publikuar nga Qendra Amerikane për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS)./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›