Vijojnë gërmimet arkeologjike në Kodrën e Pusit në Lushnjë, Rama: Dalin në dritë themelet e një ndërtese të madhe

Gërmimet arkeologjike në Kodrën e Pusit pranë fshatit Murrizë (Lushnje) po vijojnë me intensitet, duke nxjerrë gradualisht në dritë themelet e një ndërtese me përmasa të konsiderueshme.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar pamje nga vendi i gërmimeve ndërsa shkruan thotë se të dhënat paraprake tregojnë se kjo zonë ka qenë e banuar gjatë periudhës së Antikitetit të Vonë, duke sjellë kështu informacion të vlefshëm mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të asaj kohe.
“Gërmimet arkeologjike vijojnë intensivisht në Kodrën e Pusit, pranë fshatit Murrizë (Lushnje), ku po zbulohen gradualisht themelet e një ndërtese me përmasa të mëdha.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se zona ka qenë e banuar në periudhën e Antikitetit të Vonë, duke sjellë informacione të vlefshme mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të saj.
Gërmimet do të vijojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth funksionit të godinës dhe kontekstit të saj kulturor”, shkruan kryeministri Rama krahas pamjeve.
/rtsh.al/