E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Plovisht të Maliqit, dyshohet pakujdesi nga turistët

Një sipërfaqe bujqësore prej 1 hektari në fshatin Plovisht, Njësia Administrative Gorë, Bashkia Maliq është përfshirë nga zjarri ditën e sotme, rreth orës 11:29.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, forcave pyjore, vullnetarëve dhe Policisë, flakët u vunë nën kontroll brenda pak minutash, duke u shuar plotësisht në orën 11:50.

Sipas të dhënave paraprake nga Drejtoria e Pyjeve Maliq, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e disa turistëve që kanë qenë duke lëvizur në atë zonë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo përhapje në fondin pyjor.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë stinës së nxehtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›