E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vijojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Ballsh-Aranitas, ndërhyrje edhe në sinjalistikë e barriera mbrojtëse - ATSH -

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se po vijojnë punimet për rehabilitimin e shtresave asfaltike në aksin rrugor Ballsh-Aranitas, me synim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit e rrugës.

Sipas ARRSH-së, ndërhyrja përfshin gjithashtu vendosjen e 500 përvijuesve anësorë reflektues, plotësimin e sinjalistikës vertikale me tabela të reja, si dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale.

Një tjetër element i projektit është vendosja e barrierave mbrojtëse metalike në urën e Panahorit, me qëllim rritjen e sigurisë në këtë segment.

Përfundimi i punimeve pritet të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të lehtësojë lëvizjen e automjeteve për të gjithë përdoruesit e aksit Ballsh-Aranitas.

1 nga 6

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›