E Martë, 3 Nëntor 2026

Vijon rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës, hapen 939 kuti

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” po vijon procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit për qarkun e Tiranës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot në orën 09:24 të dhënat për 939 qendrat e votimit të rinumëruara në Tiranë.

Në bazë të shifrave të publikuara nga KQZ, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe Partia Socialiste po vijojnë që të humbasin vota.

Konkretisht PD-ASHM-së rezulton se i janë shtuar 502 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, vota këto që i janë zbritur nga rezultati përfundimtar. Partisë Socialiste i janë shtuar 334 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Partisë Lëvizja Bashkë i janë shtuar 55 vota, Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet i janë shtuar 36 vota, Partisë Socialdemokrate i janë shtuar 25 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga ana tjetër Koalicionit Euroatlantik i janë hequr 20 vota nga numërimi në zgjedhjet e 11 majit, të cilat i janë shtuar aktualisht në rezultatin përfundimtar. 4 vota i janë hequr edhe koalicionit Djathtas për Zhvillim.

Në total janë 1282 qendra votimi në qarkun e Tiranës dhe rinumërimi përfshin si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë.

/m.q//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›