E Martë, 3 Nëntor 2026

Qarkullonin me armë zjarri, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen rreth 40 mijë euro

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Policia e Tiranës njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka goditur dy raste të mbajtjes në mënyrë të kundërligjshme të armëve të zjarrit.

Konkretisht, njoftoi Policia, “në kuadër të operacionit “Kontingjenti” u arrestua shtetasi P. K., 21 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, shtetasi A. K., 46 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje. Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin”.

Gjithashtu, sipas Policisë, “u vu në pranga shtetasi H. A., 30 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro. Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit, vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›