Vijon rinumërimi në Tiranë, hapen 249 kuti

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Rinumërimi në qarkun e Tiranës po vijon sot në ditën e tretë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot ora 13:21 të dhënat për 249 qendrat e votimit të rinumëruara në Tiranë.
Në bazë të shifrave të publikuara nga KQZ, Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i janë shtuar 132 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, vota të cilat i mungonin në rezultatin përfundimtar.
Gjithashtu Partisë Socialiste i janë shtuar 117 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga ana tjetër Lëvizjes Atdheu i janë hequr 6 vota gjatë numërimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Koalicioni Euroatlantik i është hequr 1 votë, Partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare i është hequr 1 votë dhe Koalicionit Djathtas për Zhvillim i janë hequr 3 vota.
Procesi i rinumërimit për qarkun e Tiranës po zhvillohet në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”, ku do të numërohen të gjitha kutitë e votimit brenda vendit në 18 KZAZ.
Në total janë 1282 qendra votimi dhe rinumërimi përfshin si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë.
/m.q/j.p/
| Nr | Subjekti | Sigla | Vota në 11 Maj (A) | Vota pas rinumërimit (B) | Diferenca (A-B) me (+) = Vota të shtuara në 11 Maj 2025 me (-) = Vota të hequra në 11 Maj 2025 |
||
| 1. | ![]() |
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore | PD-ASHM | 36172 | 36040 | 132 | më shumë … |
| 2. | ![]() |
Lëvizja Bashkë | BASHKE | 1822 | 1819 | 3 | më shumë … |
| 3. | ![]() |
Lëvizja Atdheu | LA | 115 | 121 | -6 | më shumë … |
| 4. | ![]() |
Partia Koalicioni Euroatlantik | KEA | 2587 | 2588 | -1 | më shumë … |
| 5. | ![]() |
Partia Socialiste e Shqipërisë | PS | 43909 | 43792 | 117 | më shumë … |
| 6. | ![]() |
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet | NISMA-SHB | 2722 | 2711 | 11 | më shumë … |
| 7. | ![]() |
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare | AKSH | 164 | 165 | -1 | më shumë … |
| 8. | ![]() |
Partia Aleanca Demokracia e Re | ADR | 115 | 112 | 3 | më shumë … |
| 9. | ![]() |
Koalicioni Djathtas për Zhvillim | DZH | 198 | 201 | -3 | më shumë … |
| 10. | ![]() |
Partia Mundësia | MUNDESIA | 3826 | 3819 | 7 | më shumë … |
| 11. | ![]() |
Partia Socialdemokrate | PSD | 3241 | 3234 | 7 |










