Punët e vjeshtës, blegtoria dhe bujqësia, baza ekonomike e fshatit

Përmirësimi i motit dhe rritja e lehtë e temperaturave ka bërë që banorët në fshatra të nisin punët e vjeshtës. Njëri prej tyre është edhe Shukri Halili. Ai kujdeset veçanërisht për kulturat bujqësore që i nevojiten për ushqimin e bagëtive që mban.
Edhe pse ka kaluar të shtatëdhjetat, Shukriu nuk pushon së punuari. Ai thotë se këtë vit prodhimi u ndikua nga vera e thatë.
“Këtë vit ka qenë shumë thatësirë e madhe, dhe nuk kemi pasur ujë për të ujitur arat”, u shpreh fermeri.
Sa i përket të rinjve, ai shprehet se ata nuk janë të përqendruar më tek bujqësia dhe blegtoria. Aktualisht, në zonën e Kukësit është koha e mbjelljes së grurit dhe thekrës, një periudhë që zgjat deri më 15 nëntor.
/rtsh.al/