E Martë, 3 Nëntor 2026

Vjola Loku zgjidhet anëtare e bordit të drejtues të Federatës Europiane të Bilardos

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Vjola Loku është zgjedhur anëtare e Bordit të Drejtues të Federatës Europiane të Bilardos.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Europiane të Bilardos, që u mbajt në Talin në Estonisë, kadidatura e Vjola Lokut, mori 29 vota pro dhe u zgjodh anëtare e Bordit Drejtues, duke bërë kështu edhe anëtarja më e re e Bordit Drejtues të kësaj Federate.

Prej kohësh Vjola Loku është pjesë e Federatës Shqiptare të Bilardos, në pozicionin e drejtueses së marrëdhënieve me jashtë dhe promocionit.

Vjola Loku, së bashku me Presidentin e Federatës së Bilardos, Edi Loku janë pritur në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, që vlerësoi zgjedhjen e Vjola Lokut në Bordin Drejtues të EPBF, ndërsa vlerësoi arritjet dhe sukseset e Federatës së Bilardos, si një Federatë shumë serioze dhe shumë aktive në promovimin e sportit. /j.p/

1 nga 6

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›