E Martë, 3 Nëntor 2026

”Vjosa n’fest” në Memaliaj, Kumbaro: Promovim potencialeve turistike të zonës

TIRANË, 21 maj/ATSH/ ”Vjosa n’fest” rikthehet për të katërtin vit këtë fundjavë më 23 dhe 24 maj në Memaliaj, Tepelenë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale një video informuese për këtë festival.

“Memaliaj do të kthehet në një skenë emocionuese aktivitetesh artistike e kulturore që promovojnë potencialet e jashtëzakonshme për turizëm të krejt zonës. Këtë fundjavë jehona e  Lumit Vjosa na thërret t’i shkojmë pranë e të festojmë së bashku në Memaliajn turistik”, theksoi Kumbaro.

Vjosa N’Fest 2025 është një festival që mbahet në zemër të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.

Ky festival ka për synim promovimin dhe mbrojtjen e një prej thesareve natyrore më të rralla të vendit tonë, lumin Vjosë. Kjo festë bashkon kulturën tradicionale me ritmet moderne, natyrën me krijimtarinë, dhe njerëzit me Vjosën, lumin e fundit të egër në Europë.

Gjatë dy ditëve ka koncerte live, art, panaire lokale, aktivitete për të gjitha moshat etj.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›