Proda: 349 punonjës policie të përfshirë në operacionin antidrogë me Italinë

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, lir Proda shprehu sot vendosmërinë e policisë për të goditur krimin e organizuar.
Në një konference të përbashkët për shtyp të Drejtuesit të Përgjithshëm i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani, kryeprokurorit të Barit, Roberto Rossi, drejtorit të Antimafias italiane Michele Carbone dhe përfaqësuesit të ‘Eurojust’ për Italinë Gianluca Forlani, lidhur me një operacion të madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, Proda tha se “ditën e djeshme dhe sot herët në mëngjes Policia e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme dhe strukturat vendore të disa qarqeve janë përfshirë në një operacion të ekzekutimit të masave të sigurimit të Gjykatës së Posaçme në drejtimin e dy prokurorëve”.
Proda tha se “në operacion janë përfshirë rreth 349 punonjës policie”.
Ai i falënderoi punonjësit e Policisë së Shtetit për integritetin dhe përkushtimin e treguar.
“Në aksion u përfshinë disa struktura të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, Forcat e Sigurisë Kombëtare, reparti special “Elitë”, njësia “Renea”, tha Proda.
/k.s/a.f/