E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vlerësimi i votave nga Greqia, Celibashi: Përgjegjësi e grupeve të numërimit

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se procesi i vlerësimit të votave nga jashtë është përgjegjësi e grupeve të numërimit të ngritura për këtë qëllim dhe komisionit përkatës.

Celibashi iu përgjigj interesit të medieve lidhur me votat e qytetarëve shqiptarë në Greqi, ku u raportua për problematika në shpërndarjen dhe mbledhjen e fletëve të votimit.

“Do të jetë në vlerësimin e tyre çdo aspekt që ka të bëjë me dokumentacionin zgjedhor të votimit nga jashtë dhe në përputhje me sjelljen dhe vendimmarrjen e tyre. Atëherë si komisioner shtetëror mund të disponoj rast pas rasti për këtë proces”, deklaroi Celibashi në një deklaratë për mediet pas përfundimit të procesit të votimit në të gjithë vendin.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›