Vlonjatët zihen me makina, debatojnë në rrugë dhe përplasin automjetet

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në zonën e Skelës në Vlorë.
Dy automjete janë përplasur lehtë me njëri-tjetrin në rrugë dhe shoferët debatuan pa dalë nga makina.
Por njëri prej tyre, shoferi i mjetit tip “Benz”, është irrituar duke goditur disa herë me makinën e tij automjetin tjetër, që për pasojë doli nga rruga.
Në vendngjarje mbërritën forca të shumta të policisë që shoqëruan agresorin.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit tjetër arriti të dalë në kohë nga makina e tij, duke mos u lënduar./vizionplus.tv