E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë/ Përvetësuan prona me vlerë 5 milionë euro me dokumente të falsifikuara, sekuestron pasuritë e një personi

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 5 milionë euro, të dyshuara si të përfituara përmes dokumenteve të falsifikuara.

Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të shtetasit K.M. ndaj shtetasit nën hetim K.B., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Nga hetimet ka rezultuar se i dyshuari K.B. dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke arë prej 1600 m² dhe një ullishte prej 1900 m², përmes dokumentacionit të falsifikuar.

Në kuadër të kërkesës së prokurorisë, janë sekuestruar dy pasuri të paluajtshme në zonën e Vlorë:

Tokë arë me sipërfaqe 1600 m², në pronësi të shtetasve H.B., I.B., K.B., S.B.

Ullishte me sipërfaqe 1900 m², në pronësi të po të njëjtëve shtetas

Hetimet për rastin vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›