E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vodhi 36 “paga lufte” pesë vite më parë – Gjykata dënoi Denis Trungun, policia e prangos në Kombinat

Fotoja që shihni i përket Denis Trungut, i cili pesë vite më parë arriti që të vidhte 36 “paga lufte”, të periudhës së pandemisë së covid19, por që pak ditë më parë togat e zeza vendosën dënimin e tij me burg.

Policia e Shtetit e kishte arrestuar në dhjetorin e vitit 2020 ndërsa ai u hetua në gjendje të lirë deri në marrje e vendimit nga gjykata për ta burgosur për 7 vite.

37-vjeçari duke përfituar dhe nga situata e pandemisë COVID-19 për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, kishte hapur një llogari në një bankë të nivelit të dytë.

Më pas hyri te shërbimi dixhital “E-filing” duke transferuar në llogarinë e tij 36 paga lufte.

Transfertat u bënë përgjatë datave 6 maj deri më 22 qershor të vitit 2020 në 6 banka dhe llogari të tjera, për qëllime të ndryshme si pagesë për koncert, pagesë qiraje, pagesë faturash si dhe pagesa të pa specifikuara.

Trungu kishte arritur që të ndërhynte dhe të hakëronte sistemin e ngritur nga qeveria për përfitimin e pagës së luftës.

Gjithashtu, ai ka tentuar t’i tërheqë këto fonde dhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Trungu është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›