E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi shumën ditore të një marketi në Yzberisht duke kërcënuar me thikë punonjësen, në kërkim autori

Një vjedhje parash nën kërcënimin e thikës ka ndodhur këtë të enjte (8 janar) në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një person ende i paidentifikuar, ka vjedhur xhiron ditore të një marketi në Yzberisht duke kërcënuar me thikë kasieren.

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit e cila u dërgua në spital, për mjekim. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në Yzberisht, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market (xhiron ditore në kasë).  

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit (kasierja), e cila u dërgua në spital, për mjekim.      

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›