E Martë, 3 Nëntor 2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka.

Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Gjoka pasi, sipas tyre, ajo ka qenë e dënuar në Greqi e kësisoj edhe vendimet e saj janë të pavlefshme.

Si referencë sollën çështjen e ish-prokurorit Besnik Cani në Gjykatën e Strasburgut, por kjo u rrëzua poshtë nga togat e zeza, raportojnë mediet.

Seanca paraprake për dosjen “Partizani” po zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjyqtarja Floreja Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo jo dosjen për gjykim.

Berisha është zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv ndaj zyrtarëve të lartë, në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Pjesë e dosjes hetimore është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›